Objekti i veprimtarisë së shoqatës:
Synimet e shoqatës “Istanbul “ mendohet të arrihen nëpërmjet realizimit të objektivave afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata.
Objektivat afatshkurtra:
- Të ngrejë qendra në të cilat do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, arsimore, sportive dhe fetare;
- Të ngrejë institucione arsimore dhe edukative të tipit: shkolla, konvikte, kopshte, qendra rinore dhe për fëmijë;
- Për nxënësit dhe studentët me rezultate të shkëlqyera, apo në vështirësi ekonomike Shoqata synon të kontribuojë duke u ofruar bursa, përballimin e shpenzimeve të domosdoshme për studime parauniversitare dhe pasuniversitare si dhe gjatë ndjekjes së shkollës së lartë si brenda ashtu dhe jashtë vendit;
- Të organizojë takime, konferenca, simpoziume, seminare dhe aktivitete të ndryshme edukative, sociale, kulturore, sportive e fetare;
- Hartimin dhe zbatimin e projekteve të ndryshme në fushën e përkrahjes sociale dhe ndihmave humanitare;
- Shoqata me iniciativën e saj ose në bashkëpunim me shoqata vendase dhe të huaja apo me institucione apo organizma të ndryshëm synon të ofrojë ndihmë humanitare nxënësve, jetimëve , familjarëve më në nevoje dhe atyre të prekur nga fatkeqësitë natyrore.
Objektivat afatmesme:
- Të hapë kurse të mësimit të gjuhëve të huaja, të lëndëve shkencore, fetare, si dhe të kualifikimit profesional;
- Të hapë Shtëpi Botuese për botime të ndryshme të shoqatës por dhe jashtë saj në funksion të qëllimeve që ka shoqata;
- Të mundësojë botimin e veprave të ndryshme shkencore, artistike, kulturore e fetare.
Objektivat afatgjatë :
- Të japë ndihmesë dhe të themelojë institucione te larta akademike si institute, universitete, fakultete etj;
- Hapjen e qendrave shëndetësore, qendrave të diagnostikimit, klinikave , spitaleve, vënien në dispozicion të mjekëve specialiste si dhe dërgimin për trajtim dhe kurim jashtë shtetit në raste të veçanta në mënyre, që të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimit shëndetësor apo krijimin e lehtësirave të këtij shërbimi për personat në vështirësi ekonomike.