“40 ditë përkushtim ndaj Zotit” titullohet veprimtaria e organizuar nga shoqata “Istanbul” në bashkëpunim me medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dega e djemve. Veprimtaria “40 ditë përkushtim ndaj Zotit” u organizua për disa javë rresht në kuadër të projektit me të njëjtin emër me pjesmarrjen e nxënësve të medresesë.
Projekti synoi përmirësimin e aspekteve të adhurimeve me fokus namazin, zgjerimin e njohurive në fushën e hadithit, si dhe përfitimet e gjithanëshme shpirtërore dhe praktike nga libri “Rinia” i hoxhës së nderuar Osman Nuri Topbash.
Krahas përfitimeve të shumta shpirtërore nxënësit pjesmarrës iu gëzuan edhe aktiviteteve të shumta kulturore, edukative e sportive, si vizita në Xhaminë e Plumbit, ku nxënësit u njohën me historikun e kësaj xhamie simbol për Shqipërinë, argëtime të ndryshme, paintboll, pishina dimërore, kalçeto, lojëra në rërë etj.
[envira-gallery id=”4116″]
Në këtë projekt morën pjesë 60 nxënës nga klasa e 5-të deri në klasën e 9-të. Në fund të programit nxënësit u testuan nëpërmjet një konkursi për njohuritë e marra. Për nxënësit e suksesshëm sipas vendeve të fituara pati edhe shpërblime përkatëse. Vendi i I –rë Amër Faslia klasa e 6-të, skuter. Vendi i II-të Firdus Dyli klasa e 9-të, biçikletë. Vendi i III –të Omer Pateriku klasa e 6-të laptop.
Në fund të gjithë nxënësit njëzëri shprehën dëshirën që veprimtari të tilla të organizohen përsëri.