Departamenti i Gruas pranë Shoqatës İstanbul organizoi programin fetaro-kulturor “Trokitje Ramazani”

Shoqata İstanbul, Shkodër 22 mars 2023
“Trokitje Ramazani” u titullua programi i organizuar nga Departamenti i gruas pranë Shoqatës V.H.K İstanbul. Mesazhet e vyera në këtë prag Ramazani që përcolli teologia e nderuar Ferzet Ndoja dhe ilahitë e grupit artistik pranë konviktit të vajzave “Hanım Sabuncu” krijuan një atmosferë shumë të këndshme.
Falënderojme drejtorinë, mësueset dhe nxënëset e konviktit që kontribuojnë gjithnjë në organizime të tilla shumë të mirëritura nga gratë e qytetit të Shkodrës dhe më tej.
Me zemër të bardhë muajin e Ramazanit!
[envira-gallery id=”4208″]
Shpërndaje