“Fllade Kuranore” titullohet programi i mbajtur në ambjentin e bukur të xhamisë së medresesë në Shkodër.

Besimtarë të shumtë patën kënaqësinë të ndiqnin programin me lexim Kurani, Ilahi dhe dua, i cili u organizua nga shoqata “Istanbul” në bashkëpunim me Myftininë Shkodër dhe Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” para namazit të xhumasë. Nderuan me pjesëmarrjen dhe zbukuruan me zërin e tyre hafizët e njohur nga Turqia Hfz. Orhan Demirosman, Imam i xhamisë Orhan, Bursa dhe Hfz.Shemsedin Çoban, Profesor në Fakultetin e Teologjisë, Ballëksehir, të cilët krijuan një atmosferë të bukur shpirtërore për të pranishmit.

Kontribut të veçantë në organizim dhanë drejtori për Qendrën e Memorizimi të Kuranit Famëlartë Süleyman Turan, stafi drejtues dhe hafizët e kësaj qendre, e cila nga viti 2017 administrohet nga shoqata “Istanbul në Shkodër me mbështetjen e fondacionit Hudayi në Stamboll.

Pas programit besimtarët bashkërisht falën edhe namazin e xhumasë.

 

Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX