Kopshti “Aromë Trëndafili”
Kopshti “Aromë Trëndafili” është një institucion parashkollor i licensuar me licensë LN-7977-05-2014 në emër të subjektit Shoqata Vëllazërore Humanitare “Istanbul” me NIPT: K01802004J.
Kopshti e ushton veprimtarinë e tij në një godinë të standarteve bashkohore me adresë ; Lagjja Perash, Rruga Mehmet Pashë Plaku, Pranë Xhamisë Perash.
Funksionimi i Kopshtit
Kopshti “Aromë Trëndafili” është një institucion arsimor parashkollor jopublik që funksionon në mbështetje të ligjit nr. 69/2012, datë 21.06.2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, Dispozitat Normative , aktet e tjera nënligjore në fuqi.
Parime të përgjithshme të funksionimit
Kopshti në veprimtarinë e tij zbaton kurrikulën zyrtare, mbështetur në Ligjin për Sistemin Arsimor Parauniversitar dhe në dokumentet zyrtare kurrikulare për këtë cikël.
Planifikimi i Kurrikulës për kopshtin bëhet në përputhje me zhvillimin moshor, psikologjik, interesat dhe nevojat e fëmijëve parashkollorë.
Në veprimtarinë e tij, kopshti i fëmijëve synon:
1
Personalitet
Të zhvillojë personalitetin e fëmijës parashkollor
2
Shkollim
Ta parapërgatisë fëmijën tuaj për shkollë
3
Standarde
Së sigurojë për secilin fëmijë shanse të barabarta edukimi