Medreseja e Shkodrës “Haxhi Sheh Shamia” Dega Djem ka hapur aplikimet për pozicionin Mësues Matematike dhe Psikolog Shkollor.
Aplikimet mund ti dërgoni në postën elektronike: [email protected]
Kriteret e aplikimit për pozicionin Mësues Matematike:
• Të ketë përfunduar studimet universitare në profilin përkatës dhe të plotësojë kriteret ligjore për ushtrimin e profesionit.
• Të jetë i përkushtuar në edukimin dhe formimin e nxënësve.
• Të ketë përvojë të mëparshme në mësimdhënie (e preferueshme).
• Të ketë mesatare jo më të ulët se 7.5 (e preferueshme).
Kriteret e aplikimit për pozicionin Psikolog Shkollor:
• Të ketë përfunduar studimet në Psikologji.
• Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me të rinjtë dhe stafin pedagogjik.
• Të ketë përvojë pune në institucione arsimore (e preferueshme).
Dokumentet e nevojshme:
• CV e përditësuar
• Kopje e diplomës, listës së notave dhe licencës për ushtrimin e profesionit
• Letër motivimi
• Referenca pune (nëse ka)
Afati i fundit për aplikim është data 15 Korrik 2025. Fazat e përzgjedhjes janë si më poshtë:
1. Verifikimi i dokumentacionit.
2. Njoftimi i kandidatëve dhe caktimi i intervistës së punës.
3. Vlerësimi i kandidatëve nga komisioni i brendshëm.
4. Njoftimi përfundimtar i përzgjedhjes.
Shënim: Vetëm aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen. Aplikimet e tjera do të arkivohen dhe mund të rishikohen në të ardhmen në varësi të nevojave të shkollës.
