Pas gjashtë javësh gare të fortë sportive u përmbyll edicioni i katërt i kupës “Istanbul” në minifutboll. Ekipet pjesëmarrëse me përfaqësi nga institucionet në administrim të shoqatës “Istanbul”, anëtarë, aktivistë, partnerë dhe dashamirës u ndeshën mes tyre me sistem pikëzimi dhe në fund u shpall kampion “Konvikti i Medresesë Shkodër” – dega e djemve.
I gjithë evenimeti përveç garës së bukur sportive u zhvillua në një atmosferë mjaft të këndshme vëllazërore ku mbizotëroi fryma e mirëkuptimit, respektit dhe e mirësjelljes midis lojtarëve pjesmarrës.
Në përfundim të këtij kompeticioni u organizua ceremonia e mbylljes së edicionit të katërt të kupës “Istanbul”. Me këtë rast kryetari i shoqatës “Istanbul” z.Ridvan Seferaj i dorëzoi kupën ekipit kampion, vlerësoi shpirtin e garës, si dhe falenderoi të gjithë pjesmarrësit dhe kontribuesit e aktivitetit. Për fituesit u dhanë edhe cmimet përkatëse.
[envira-gallery id=”3997″]
Në këtë mënyrë u mbyll edhe këtë vit ky edicion i kupës “Istanbul” i kthyer tashmë në një traditë të bukur dhe të vlefshme, e cila po u ofron përfitime të shumëanëshme të rinjve pjesmarrës.