Iftari me autoritetet e Qarkut Shkodër, organizohet çdo vit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Morën pjesë në iftar: përfaqësues të institucioneve të pushtetit vendor dhe atij qëndror, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të komuniteteve fetare, përfaqësues të subjekteve politike dhe përfaqësive diplomatike, përfaqësues të organizatave jofitimprurëse, drejtues të policisë, pedagogë, profesorë, mjekë, jurist të karrierës, njerëz të shquar të kulturës, artit dhe sportit, njerëz të biznesit e të ftuar të tjerë me kontribut për Qarkun e Shkodrës.
I pranishëm në iftar ishte edhe koordinatori i fondacionit Aziz Mahmûd Hüdayi për Shqipërinë dhe Ballkanin, z. Rafet Bilaç.
[envira-gallery id=”3330″]
Ҫeljen e iftarit dhe fjalën e rastit e mbajti, kryetari i shoqatës “Istanbul”, z. Ridvan Seferaj, i cili ndër të tjera, theksoi se: “ Ky muaj është ftesë për më shumë mirësi e vëllazëri, solidaritet, unitet, dhe barazi. Ramazani nxit për më shumë paqe, qetësi, durim, respekt ndaj familjes e shoqërisë, Të gjithë ne, duam dhe përpiqemi ta bëjmë vendin dhe shoqërinë në të cilën jetojmë më të mire, ky është në vetvete mesazhi, synimi dhe misioni i muajit Ramazan.”
Përshëndetën iftarin, kryetarja e bashkisë Shkodër, znj. Voltana Ademi, Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed Sytari dhe atasheu për çështjet e punëve të brendshme pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Salahattin Avacar.
Iftari me autoritetet e Qarkut Shkodër është pjesë e sofrës tradicionale të iftarit, e cila gjatë gjithë muajit mirëpret dhe vihet në shërbim të jetimëve, të varfërve, individëve dhe grupeve të ndryshme në nevojë.