Në Shkodër kanë filluar therjet e kurbaneve nga shoqata “Istanbul” me rastin e festës së Kurban Bajramit. Projekti i kurbaneve mbështetet çdo vit nga fondacioni Aziz Mahmud Hudayi me qendër në Turqi.
Që nga themelimi i saj shoqata “Istanbul” zhvillon rregullisht projektin e kurbaneve. Shpërndarja e kurbaneve do të realizohet në Shkodër dhe në rrethe të ndryshme të Shqipërisë si Malësi e Madhe, Mamurras, Fushë Krujë, Tiranë, Pukë dhe Berat. Do t’u shpërndahen familjeve në nevojë dhe institucioneve të veçanta.
I gjithë procesi i zbatimit të këtij projekti, ku përfshihet furnizimi, transporti, therja, paketimi dhe shpërndarja po realizohen nga një staf me përvojë dhe nën kujdesin e veçantë të kryetarit të shoqatës “Istanbul” Ridvan Seferaj.