Shoqata “Istanbul” vijoi therjen dhe shpërndarjen e kurbaneve për festën e Kurban Bajramit.

Vijon tradita e therjes dhe shpërndarjes së kurbaneve nga  shoqata “Istanbul” me mbështetjen e fondacionit Aziz Mahmud Hudayi me qendër në Turqi.

Procesi i përgatitjes së kurbaneve po kryhet në Shkodër nën kujdesin e veçantë të kryetarit të shoqatës “Istanbul” Ridvan Seferaj. Të pranishëm janë edhe përfaqësues të fondacioni Aziz Mahmud Hudayi, që prej vitesh kontribon në fushën e ndihmave humanitare, projekteve të gjera sociale dhe arsiomore për Shqipërinë.

Shpërndarja e mishit të kurbaneve do të vijojë gjatë ditëve të Kurban Bajramit dhe do të shtrihet në rrethet Shkodër, Koplik, Vlorë, Pukë dhe Mamurras. Me projektin e kurbaneve për vitin 2022 shoqata “Istanbul” synon të ndihmojë familjet në nevojë dhe institucionet e veçanta si azilet, të cilat janë identifikuar dhe listuar në bashkëpunim me institucione dhe organizata të ndryshme që operojnë në fushën e ndihmave humanitare.

Duke ju lutur Allahut, që kontribuesit T’i shpërblejë me mirësitë e Tij të pafundme, shoqata “Istanbul” ju uron : Gëzuar Kurban Bajramin! Allahu ju begatoftë me paqe dhe lumturi!

[envira-gallery id=”4161″]

 

 

 

 

 

Shpërndaje