Është viti i tretë radhazi që me mbështetjen e shoqatës “Istanbul” dhe nën kujdesin e veçantë të kryetarit të saj z.Ridvan Seferaj, zhvillohet Kupa “Istanbul” në minifutboll.
Aktiviteti futbollistik organizohet në vazhdimësi të veprimtarive sociale e sportive, që shoqata “Istanbul” organizon për të rinjtë, me qëllim edukimin dhe sensibilizimin e të rinjve mbi rëndësinë që ka sporti në përgjithësi në përditshmërinë e tyre, jo vetëm sa i takon dobive fizike, por edhe përsa i përket rolit të tij në socializimin, kultivimin e ndjenjës së respektit dhe vëllazërisë së ndërsjelltë. Nisur nga kjo, është zgjedhur si moto e kompeticionit “Jo vetëm sport”.
[envira-gallery id=”3515″]
Nën këtë moto do të ndeshen 6 skuadra me përfaqësi nga institucionet në administrim të shoqatës “Istanbul”, anëtarë, aktivistë, partnerë, dhe dashamirës.
Skuadrat do të konkurrojnë me njëra- tjetrën me sistem pikëzimi dhe trofeun do ta fitojë ekipi që do të grumbullojë më shumë pikë.