Vazhdon shpërndarja e ndihmave për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019

Me mbështetjen e Fondacionit “Aziz Mahmud Hudayi” me qendër në Stamboll, shoqata “Istanbul” vazhdon të shpërndajë ndihma për familjet dhe individët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Shoqata “Istanbul” së fundmi organizoi shpërndarjen e ndihmave për individë me nevoja të veçanta shëndetësore dhe ekonomike në zonën e Bubqit dhe Thumanës, si dy nga zonat më të prekura nga tërmeti.

Ndihmat erdhën posaçërisht nga Turqia falë mbështetjes së Fondacionit “Aziz Mahmud Hudayi”, i cili prej vitesh vazhdon të kontribuojë për Shqipërinë.

[envira-gallery id=”3509″]

 

Shpërndaje