Veprimtaria


Medreseja “Haxhi Sheh Shamia”

Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” u themelua në dhjetorin e vitit 1991. Ajo u hap si shkollë e bashkuar, 8 – vjeçare dhe e mesme e përgjithshme, me profil fetar (islam).

Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” trashëgon traditën e mrekullueshme të medreseve të hershme të shkodrës dhe mban emrin e një prej personaliteteve më të kompletuara të hoxhallarëve shkodranë.

Kopshti “Aromë Trëndafili”

Kopshti “Aromë Trëndafili” është një institucion parashkollor i licensuar me licensë LN-7977-05-2014 në emër të subjektit Shoqata Vëllazërore Humanitare “Istanbul” me NIPT: K01802004J.

Kopshti e ushton veprimtarinë e tij në një godinë të standarteve bashkohore me adresë; Lagjja Perash, Rruga Mehmet Pashë Plaku, Pranë Xhamisë Perash, Shkodër.

Përkrahja Sociale

Shoqata “Istanbul” në veprimtarinë e saj i kushton një vëmendje të veҫantë ofrimit të shërbimeve sociale, mbështetjes së shtresave në nevojë dhe atyre në raste fatkeqësish.

Që nga viti 2000 janë hartuar dhe zbatuar një sërë projektesh të ndryshme në fushën e përkrahjes sociale dhe ndihmave humanitare.

Aktivitete Kulturore

Aktivitete kulturore që reflektojnë vlerat tek të cilat Shoqata Istanbul beson fort dhe i promovon.

Programe të ndryshme fetare, sociale, edukative dhe kulturore organizohen me mbështetjen e plotës së Shoqatës Istanbul nga insituticionet që ajo administron.