Medreseja “Haxhi Sheh Shamia”
Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” është një institucion arsimor jopublik që funksionon në mbështetje të ligjit nr. 69/2012, datë 21.06.2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, Dispozitat Normative , aktet e tjera nënligjore, Marrëveshjes mes Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Shoqatës Vëllazërore Humanitare Kulturore “Istanbul” “Për administrimin e procesit edukativo – arsimor në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër.
Mban emrin e një personaliteti
Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” trashëgon traditën e mrekullueshme të medreseve të hershme të shkodrës dhe mban emrin e një prej personaliteteve më të kompletuara të hoxhallarëve shkodranë. Haxhi Hasan Alija (Sheh Shamia) ka qenë njeri i ditur, zotërues i disa gjuhëve të huaja, hoxhë, figurë e njohur historike.
Dy Degë
Në shtator të vitit 2000 shkolla u nda në dy degë, Dega e djemve dhe dega e Vajzave. Po në vitin 2000, Shoqata “Istanbul” mbi bazën e një marrëveshje me Komunitetit Mysliman të Shqipërise merr përsipër administrimin e proҫesit edukativo – arsimor në medresenë “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër, Dega e vajzave, ndërsa në vitin 2007 i kalon në administrim edhe Dega e djemve.
Medreseja sot
Sot, Medreseja ofron shërbim arsimor cilësor për ciklin fillor, 9-vjecar dhe të mesëm në tre godina të ndara sipas cikleve, duke ofruar njëkohësisht edhe shërbimin e konviktit dhe transportit.
Procesi edukativ – mësimor zhvillohet në dy komplekse arsimore të standarteve bashkohore si për degën e djemve, ashtu edhe për atë të vajzave, përfshirë edhe shkollën fillore.
Funksionimi i shkollës
Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” është një institucion arsimor jopublik që funksionon në mbështetje të ligjit nr. 69/2012, datë 21.06.2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, Dispozitat Normative , aktet e tjera nënligjore, Marrëveshjes mes Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Shoqatës Vëllazërore Humanitare Kulturore “Istanbul” “Për administrimin e proҫesit edukativo – arsimor në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër.
Parime të përgjithshme të funksionimit
Shkolla e ushtron veprimtarinë e saj mbështetur në parimet mbi të cilat e ushtrojnë veprimtarinë institucionet arsimore në RSH dhe veçanërisht mbi bazën e parimeve të ligjshmërisë, barazisë, transparencës, profesionalizmit dhe përkushtimit ndaj nxënësve.
Puna mësimore, edukative dhe fetare ndërtohet në bazë të udhëzimeve te ardhura nga MAS, Drejtoria Arsimore e Komunitetit Mysliman Tiranë, DAR Shkodër.
1
Të Drejta dhe Liri
Shkolla në të gjithë veprimtarinë e saj respekton liritë dhe të drejtat e fëmijëve sipas Konventës të drejtave të Fëmijëve (OKB)-sё.
2
Atdhedashuri
Shkolla ushqen tek nxënësit ndjenjën e Atdhedashurisë, patriotizmit dhe vlerat morale-islame.
3
Standarde
Shkolla respekton dhe zbaton standartet e sigurise në shkollë të parashikuara në DN dhe ligjet e tjera në fuqi.