Historik i shkurtër i veprimtarisë së Shoqatës
Shoqata Vëllazërore Humanitare Kulturore “Istanbul” e filloi veprimtarinë e saj si një shoqatë e pavarur, jo qeveritare me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë nr. 3895 datë 28.12.1999.
Fillimisht e nisi me zbatimin e disa projekteve në fushën e përkrahjes sociale dhe ndihmave humanitare të tilla si: ndihmat ushqimore mujore, pakot ushqimore të Ramazanit, Projekti i Kurbaneve, Iftaret e muajit Ramazan etj.
Në vitin 2000 mbi bazën e një marrëveshjeje me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, merr në administrim Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër, Dega e Vajzave, duke e shtrirë kështu veprimtarinë në fushën e arsimit.
Shoqata Istanbul e zgjeron veprimtarinë e saj në fushën e arsimit me marrjen nën administrim të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër, Dega e Djemve në vitin 2007.
Në vitin 2014 licencohet për veprimtarinë “Arsim parashkollor kopsht” , me numër licence LN-7977-05-2014, dhe hap kopshtin “Aromë Trëndafili.”
Në Shtator të 2015-ës , në një godinë të standardeve më të larta bashkëkohore, hap shkollën për arsimin fillor, duke u bërë Medreseja e parë në Shqipëri që ofron këtë lloj shërbimi.
Shoqata Istanbul, në Dhjetor të vitit 2017, hap një qendër kulturore, e cila e nis aktivitetin fillimisht si Qendër e Memorizimit të Kur’anit Famëlartë, me objektivin për tu pasuruar në të ardhmen me një sërë shërbimesh të tjera, të cilat do të kontribuojnë në gjallërimin e jetës kulturore, shpirtërore e sociale të qytetit dhe jo vetëm.