Medreseja “Haxhi Sheh Shamia”


Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” është një institucion arsimor jopublik që funksionon në mbështetje të ligjit nr. 69/2012, datë 21.06.2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, Dispozitat Normative , aktet e tjera nënligjore, Marrëveshjes mes Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Shoqatës Vëllazërore Humanitare Kulturore “Istanbul” “Për administrimin e procesit edukativo – arsimor në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër.

Shkollë me profil fetar Islam

Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” u themelua në dhjetorin e vitit 1991. Ajo u hap si shkollë e bashkuar, 8 – vjeçare dhe e mesme e përgjithshme, me profil fetar (islam).

Mban emrin e një personaliteti

Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” trashëgon traditën e mrekullueshme të medreseve të hershme të shkodrës dhe mban emrin e një prej personaliteteve më të kompletuara të hoxhallarëve shkodranë. Haxhi Hasan Alija (Sheh Shamia) ka qenë njeri i ditur, zotërues i disa gjuhëve të huaja, hoxhë, figurë e njohur historike.

Dy Degë

Në shtator të vitit 2000 shkolla u nda në dy degë, Dega e djemve dhe dega e Vajzave. Po në vitin 2000, Shoqata “Istanbul” mbi bazën e një  marrëveshje me Komunitetit Mysliman të Shqipërise merr përsipër administrimin e proҫesit edukativo – arsimor në medresenë “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër, Dega e vajzave, ndërsa në vitin 2007 i kalon në administrim edhe Dega e djemve.

Medreseja sot

Sot, Medreseja ofron shërbim arsimor cilësor për ciklin fillor, 9-vjecar dhe të mesëm në tre godina të ndara sipas cikleve, duke ofruar njëkohësisht edhe shërbimin e konviktit dhe transportit.

Procesi edukativ – mësimor zhvillohet në dy komplekse arsimore të standarteve bashkohore si për degën e djemve, ashtu edhe për atë të vajzave, përfshirë edhe shkollën fillore.

Reforma Arsimore

Reformat arsimore, që janë zbatuar në medrese të shoqëruara me investimet e realizuara e kanë bërë medresenë një shkollë të standarteve bashkëkohore.

Medreseja sot ka treguesit e saj të cilët e rendisin ndër shkollat me standartet më të mira për një arsim cilësor.

Të Dhëna

  • Numri mesatar 25 nxënës për klasë
  • Numri mesatar 1 mësues për 15 nxënës
  • Mosha mesatare e stafit 31 vjec
  • 100% e mësuesve me arsim të lartë dhe brenda profilit
  • Baza materiale laboratorike

Funksionimi i shkollës

Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” është një institucion arsimor jopublik që funksionon në mbështetje të ligjit nr. 69/2012, datë 21.06.2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, Dispozitat Normative , aktet e tjera nënligjore, Marrëveshjes mes Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Shoqatës Vëllazërore Humanitare Kulturore “Istanbul” “Për administrimin e proҫesit edukativo – arsimor në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër.

Parime të përgjithshme të funksionimit

Shkolla e ushtron veprimtarinë e saj mbështetur në parimet mbi të cilat e ushtrojnë veprimtarinë institucionet arsimore në RSH dhe veçanërisht mbi bazën e parimeve të ligjshmërisë, barazisë, transparencës, profesionalizmit dhe përkushtimit ndaj nxënësve.

Puna mësimore, edukative  dhe fetare ndërtohet në bazë të udhëzimeve te ardhura nga MAS, Drejtoria Arsimore e Komunitetit Mysliman Tiranë, DAR Shkodër.

1

Të Drejta dhe Liri

Shkolla në të gjithë veprimtarinë e saj respekton liritë dhe të drejtat e fëmijëve sipas Konventës të drejtave të Fëmijëve (OKB)-sё. 

2

Atdhedashuri

 Shkolla ushqen tek nxënësit ndjenjën e Atdhedashurisë, patriotizmit dhe vlerat morale-islame.

3

Standarde

Shkolla respekton dhe zbaton standartet e sigurise në shkollë të parashikuara në DN dhe ligjet e tjera në fuqi.

Pranimi i nxënësve në shkollë bëhet me konkurs, proҫedura dhe rregullat e konkursit parashikohen në rregullore të veçantë. Rregjistrimi i nxënësve në shkollë bëhet konform ligjit nr 69/2012 “Per arsimin parauniversitar”, dhe “Dispozitave Normative”.

Urdhri “Naim Frashëri i Artë”, nga Presidenti Bamir Topi

Presidenti Bamir Topi i akordon Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, Shkodër Urdhrin “Naim Frashëri ” i Artë me motivacionin ” Për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit kombëtar, për edukimin dhe përgatitjen e nxënësve me dashuri për atdheun dhe besimin islam, të aftë të përballojnë sfidat e kohës, në shërbimim të përparimit dhe zhvillimit të shoqaërisë.”

Titulli i lartë “Mirënjohja e qytetit” nga Këshilli i Bashkisë, Shkodër

Grupit të mësuesve nismëtarë për hapjen e Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” me motivacionin “Për kontributin e madh në rimëkëmbjen e Medresesë së parë në Shkodër pas rënies së komunizmit. Për vlerat qytetare, në përpjekjen e dëshmuar në kontributin e vazhdueshëm për imazhin e lartë të medresesë. Për kontributin e madh vullnetar në zhvillimin e proceseve mësimore me një cilësi të dëshmuar dhe me një përkushtim qytetar e plot besim.”

Titulli “Mirënjohje”

Nga Këshilli i Bashkisë Islame, Gjakovë me motivacionin “Për Iniciativën e frymës së bashkëpunimit në mes të institucioneve fetaro arsimore të dy qyteteve.”

Titulli “Pishtar i dijes dhe arsimit islam në Shqipëri”, nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me motivacionin “Për kontributin e vyer në fushën e arsimit dhe edukimit të brezave të rinj në shërbim të besimin islam dhe atdheun tonë.”