rreth nesh


informacione të përgjithshme

Provimi i vlerave shpirtërore dhe humanitare në komunitetet tona

Shoqata Vëllazërore Humanitare Kulturore “ISTANBUL” është themeluar si një shoqatë e pavarur, joqeveritare, bazuar në ligjin 7580, nenet 39-53, datë 29.07.1994. Personaliteti juridik, Shoqata e ka fituar me regjistrimin e saj në 1999. Fillimisht e nisi me zbatimin e disa  projekteve në fushën e përkrahjes sociale dhe ndihmave humanitare të tilla si: ndihmat ushqimore mujore, pakot ushqimore të Ramazanit, Projekti i Kurbaneve, Iftaret e muajit Ramazan etj.

Veprimtaria Jonë

Historik i shkurtër i veprimtarisë së Shoqatës

Shoqata Vëllazërore Humanitare Kulturore “Istanbul” e filloi veprimtarinë e saj si një shoqatë e pavarur, jo qeveritare me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë nr. 3895 datë 28.12.1999

Misioni Ynë

Humanizëm

Të kontribuojmë duke mbështetur dhe zhvilluar tek individi, shoqëria dhe komunitetet tona vlera shpirtërore dhe vlera të tjera të larta njerëzore.

Mbështetje

Të ofrojmë ndihmë dhe sigurojmë shërbime publike, sociale, shëndetësore, mbështetje për shtresat në nevojë dhe në raste fatkeqësish.

Edukim

Të promovojmë, mbështesim, ushtrojmë veprimtari, ofrojmë shërbime në fushën e arsimit dhe të kulturës, kërkimeve shkencore, krijimtarisë intelektuale.

Ekselencë

Të nxisim dhe krijojmë mundësi për kualifikimin profesional tek moshat e reja dhe të ndihmojmë dhe stimulojmë studentët ose nxënësit e shkëlqyer.

Partneritete

Të bashkëpunojmë, të krijojmë partneritete, të ndihmojmë dhe mbështetim për zbatimin e projekteve brenda dhe jashtë vendit.

Vlera

Të kontribuojmë në promovimin, zhvillimin dhe nxitjen e vlerave morale dhe fetare ttek individi, komuniteti dhe mbarë shoqëria Shqiptare.

Objektivat Tona

Kontributi ynë ndër vite

Donacione0m
Familje të Mbështetura0+
Komunitete të Shërbyera0+
Projekte të Zbatuara0+

Synimet e shoqatës “Istanbul “ mendohet të arrihen nëpërmjet realizimit të objektivave afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata.

Objektivat afatshkurtra

  • Të ngrejë qendra në të cilat do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, arsimore, sportive dhe fetare.
  • Të ngrejë institucione arsimore dhe edukative të tipit: shkolla, konvikte, kopshte, qendra rinore dhe për fëmijë.
  • Për nxënësit dhe studentët me rezultate të shkëlqyera, apo në vështirësi ekonomike Shoqata synon të kontribuojë duke u ofruar bursa, përballimin e shpenzimeve të domosdoshme për studime parauniversitare dhe pasuniversitare si dhe gjatë ndjekjes së shkollës së lartë si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
  • Të organizojë takime, konferenca, simpoziume, seminare dhe aktivitete të ndryshme edukative, sociale, kulturore, sportive e fetare.
  • Hartimin dhe zbatimin e projekteve të ndryshme në fushën e përkrahjes sociale dhe ndihmave humanitare.
  • Shoqata me iniciativën e saj ose në bashkëpunim me shoqata vendase dhe të huaja apo me institucione apo organizma të ndryshëm synon të  ofrojë ndihmë humanitare nxënësve, jetimëve , familjarëve më në nevoje dhe atyre të prekur nga fatkeqësitë natyrore.

Objektivat afatmesme

  • Të hapë kurse të mësimit të gjuhëve të huaja, të lëndëve shkencore, fetare, si dhe të kualifikimit profesional.
  • Të hapë Shtëpi Botuese për botime të ndryshme të shoqatës por dhe jashtë saj në funksion të qëllimeve që ka shoqata.
  • Të mundësojë  botimin e veprave të ndryshme shkencore, artistike, kulturore e fetare.

Objektivat afatgjatë

  • Të japë ndihmesë dhe të themelojë institucione te larta akademike si institute, universitete, fakultete etj.
  • Hapjen e qendrave shëndetësore, qendrave të diagnostikimit, klinikave, spitaleve, vënien në dispozicion të mjekëve specialiste si dhe dërgimin për trajtim dhe kurim jashtë shtetit në raste të veçanta në mënyre, që të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimit shëndetësor apo krijimin e lehtësirave të këtij shërbimi për personat në vështirësi ekonomike.