Më 23-29 Prill, të rinjtë e Akademisë së të Rinjve Shqiptarë, vizituan Turqinë.
Më 31 Mars deri më 8 Prill Shoqata Istanbul në bashkëpunim me Yurtdışı Türkler ve Akraba Topluluklar Başkanlığı (YTB) organizuan trajnimin “Akademia e të Rinjve Shqiptarë” gjatë të cilës referuan profesorë, akademikë, studiues dhe teologë nga Shqipëria dhe Turqia.
Këtij trajnimi ju bashkuan dhjetëra të rinj. Më datë 31 Mars akademinë e vizituan dy profesorë nga Turqia, Berat Acil dhe Lutfi Sunar të cilat trajtuan për të pranishmit temat: “Letërsia Osmane dhe Tradita Poetike në Rumeli” dhe “Përballja e Myslimanëve me Modernizmin.”
Beral Acil është profesor i letërsisë Turke pranë Universitetit Sehir të Stambollit ndërsa Lufti Sunar shërben si profesor sociologjie pranë Universitetit Medeniyet.
[envira-gallery id=”2951″]
Akademia vijoi dhe në datat 7-8 Prill me dy trajtesa të mbajtura nga teologu Gëzim Dungaj dhe studiuesi Ali Bardhi.
Ata trajtuan temat: “Kurani dhe Unë” dhe “Jeta Sociale dhe Kulturore në trojet shqiptare gjatë Periudhës Osmane.”
Në mbyllje të aktivitetit u shpërndanë certifikata për të rinjtë që zgjodhën ti bashkohen kësaj akademie.
Po në kuadër të Akademisë, Shoqata Istanbul në bashkëpunim me YTB organizuan një tur takimesh dhe shëtitjesh në Turqi.
U vizituan qytetet e Bursës dhe Stambollit ku të pjesëmarrësit e akademisë u njohën më nga afër trashëgiminë kulturore dhe fetare të këtij vendi.
[envira-gallery id="2958"]