Në kuadër të vitit të ri hënor 1440 hixhër, bashkia e Bursës së Turqisë, shoqata “Istanbul” dhe myftinia e Shkodrës kanë zhvilluar një aktivitet për Ditën e Ashures.
Një aktivitet i kthyer në traditë tashmë në qytetin e Shkodrës, ku u organizua shpërndarja e ashureve, jo vetëm për besimtarët myslimanë, por edhe për qytetarët shkodranë, të cilët të kënaqur provuan specialitetin tradicional të ashures turke.
Fillimisht, pas namazit të xhumasë në Xhaminë e Parrucës, nga ku u bë edhe ky organizim, përshëndetën përfaqësues të myftinisë, të cilët falënderuan përfaqësuesit e bashkisë së Bursës nga Turqia si dhe të shoqatës “Istanbul” që mundësuan për qytetarët shkodranë shpërndarjen e ashures.
[envira-gallery id=”3136″]
Përfaqësuesi i bashkisë së Bursës, Ali Turgut dhe përfaqësuesi i shoqatës “Istanbul”, Evans Drishti para mediave, në mesin e tyre edhe radio “Zëri i Turqisë” folën për rëndësinë dhe kulturën e ashures si dhe e përshkruan këtë organizim si shenjë e vëllazërisë midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Turqisë.
Përgatitja e ashures është ushqim tradicional që bëhet në muajin e parë hënor, Muharrem në mbarë botën islame.