Osman Nuri Topbash, dijetari dhe bamirësi i njohur për Shqipërinë dhe shqiptarët vizitoi Shkodrën. Vizita e ngrohtë vjen në atmosferën e Muajit të Begatë të Lindjes së Profetit a.s. Dijetari Osman Nuri Topbash, apo ashtu siç modestisht jemi mësuar ta thërrasim “Hoxha i Nderuar” vjen për të disatën herë në Shqipëri dhe Shkodër, kësaj here në shoqërinë e disa donatorëve dhe të një delegacioni të lartë nga fondacioni Aziz Mahmud Hudayi, në Turqi.

Është mjaft i njohur kontributi i madh shpirtëror i Hoxhës së Nderuar nëpërmjet dhjetra librave të tij të botuar edhe në gjuhën shqipe. Por edhe kontributi i tij i pakursyer disa vjeçar nëpërmjet fondacionit Aziz Mahmud Hudayi në fushën e ndihmave humanitare, projekteve të gjera sociale dhe arsimore për Shqipërinë.

Hoxha i Nderuar Osman Nuri Topbash dhe delegacioni shoqërues u pritën nga drejtues të lartë të shoqatës “Istanbul”.

Në kuadër të kësaj vizite, Hoxha i Nderuar vizitoi shoqatën “Istanbul” dhe institucionet që ajo administron si medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dega e djemve dhe vajzave, konviktet, komplekset kulturore e arsimore, si dhe kopshtin “Aromë Trëndafili”. Gjatë vizitës në këto institucione Hoxha i Nderuar dha mesazhe paqeje e mirësie për të gjithë, e sidomos për nxënësit dhe nxënëset e medresesë.

Në mbyllje të vizitës Hoxha i Nderuar Osman Nuri Topbash mbajti një ligjëratë dhe një fjalë të ngrohtë përshëndetëse për besimtarët shkodranë në xhamisë e medresesë.

Shoqata “Istanbul” shpreh falenderimet dhe mirënjohjen më të thellë për të gjitha kontributet e Hoxhës së Nderuar Osman Nuri Topbash duke iu lutur Zotit që ta shpërblejë me begatitë e Tij të pafundme!

 

 

Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX