Me ftesë së Myftinisë së Gjilanit grupi artistik i medresesë “Haxhi Sheh Shamia” dega e djemve dha një program festiv me rastin e përvjetorit të 10-të të pavarësisë së Kosovës.
Një atmosfere mjaft festive e priste grupin artistik të medresesë së djemve të cilët me interpretimet e tyre mjaft rënqethëse, mesazhet që përcollën, kolazhet artistike dhe ato muzikore të sjellura me mjaft hijeshi nga nxënësit interpretues, përcollën emocione të shumta tek të pranishmit në sallë, të cilët ishin të shumtë.
[envira-gallery id=”2897″]
Një ndërthurje mjaft e këndshme e pjesëve artistike, kombëtare dhe fetare u pasqyrua tek të pranishmit të cilët nuk reshten së duartrokituri.
Nxënësit interpretues dhanë një shfaqje mjaft të larmishme dhe dinjitoze duke u shfaqur në skenë me plot ndjesi të thellë.