“Pastërtia është gjysma e besimit”, u titullua programi i realizuar të hënën e datës 6 gusht 2018 në ambinetet e Medresesë “haxhi Sheh Shamia” Dega e Djemve nga nxënësit e kësaj s shkolle.
Ky organizim erdhi si një bashkëpunim i Shoqatës “Istanbul” me Bashkinë Bursa të Turqisë, duke realizuar vijimësinë e një tradite të hershme të kulturës sonë, atë të Synetit, që në të njëjtën kohë është edhe një obligim i fesë Islame.
Nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë program delegacioni i Bashkisë Bursa të Turqisë, kryetar i shoqatës “Istanbul” z Ridvan Seferaj si dhe autoritete të ndryshëm.
[envira-gallery id=”3090″]
Përpara një auditori mjaft të gjerë nxënësit e Medresesë së djemve dhuruan emocione të shumta si në interpretime të ndryshme ashtu edhe në ilahitë e përzgjedhura.
Një moment mjaft domethënës dhe tërheqës ishte edhe ngjitja në skenë e fëmijëve të vegjël me veshjet tradicionale të synetimit.
Duhet theksuar se një program i tillë tashmë është kthyer në një traditë për bashkëpunime të tilla ndërinstitucionale me synimin e mirë për ripërtëritjen e vlerave kulturore tradicionale të shoqërisë sonë.