Shoqata “Istanbul” pati nderin dhe privilegjin të priste këto ditë Prof.Dr.Hasan Kamil Yilmaz.

Prof.Dr. Hasan Kamil Yilmaz është një personalitet i shquar i botës akademike dhe fetare në Turqi. Me përvojë të gjatë dhe mjaft të pasur sidomos si profesor i Fakultetit të Teologjisë në Universitetin Marmara të Stambollit. Ka mbajtur për disa vite detyrën e zëvendëskryetarit të  DIJANET-it. Ka shërbyer si Myfti i Stambollit. Aktualisht është dekan pranë Fakultetit të Shkencave Islame në Universitetit Sabahattin Zaim të Stambollit. Është autor i shumë punimeve të botuara, artikujve të botuar në revista të ndryshme, artikujve në enciklopedi dhe shumë punime të prezantuara në takime të ndryshme shkencore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Disa nga veprat dhe artikujt e tij janë përkthyer në gjuhë të ndryshme, ndër të cilat edhe në gjuhën shqipe.

Prof.Dr. Hasan Kamil Yilmaz është një ndër themeluesit fondacionit Aziz Mahmud Hudayi me qendër në Stamboll. Aktualisht anëtar i bordit drejtues të këtij fondacioni.

Në këtë vizitë Prof.Dr. Hasan Kamil Yilmaz përfaqëson fondacionin Aziz Mahmud Hudayi si partneri dhe kontribuesi kryesor i projekteve të shoqatës “Istanbul” në veprimtarinë e saj. Vizita e tij vjen me fokus njohjen më nga afër me projektet e shoqatës “Istanbul”, sfidat, ofrimin e përvojave dhe praktikave të sukseshme, si dhe shkëmbimin e përvojave të ndërsjellta. Prof.Dr.Hasan Kamil Yilmaz shoqërojej nga z. Rafet Bilaç, Koordinator i Përgjithshëm i fondacionit Aziz Mahmud Hudayi për Ballkanin dhe z. Şuayip Başhan, Koordinator i fondacionit Aziz Mahmud Hudayi për arsimin në Ballkan.

Prof. Hasan Kamil Yilmaz vizitoi shoqatën “Istanbul” dhe institucionet që ajo administron, si medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dega e djemve dhe vajzave, konviktet, komplekset kulturore e arsimore.  Prof. Hasan Kamil Yilmaz ofroi shumë nga ekspertiza e tij si profesionist i fushës akademike për stafet pedagogjike, personelin drejtues, edukatorët dhe nxënësit e medresesë, nëpërmjet seminareve, takimeve dhe këshillimeve për karrierën.

Prof.Dr.Hasan Kamil Yilmaz vjen për të disatën here në Shqipëri. Ai dhe delegacioni shoqërues u pritën nga drejtues të lartë të shoqatës “Istanbul”. Pasi u njoh nga afër me punën e institucioneve që vizitoi, Prof.Dr. Hasan Kamil Yilmaz la përshtypjet dhe vlerësimet e tij pozitive për aritjet dhe progresin e bërë në vite.

Prof.Dr. M Hasan Kamil Yilmaz mori mirënjohjet dhe falenderimet nga ana e kryetarit të shoqatës “Istanbul” z. Ridvan Seferaj për vizitën dhe  kontributin që dha gjatë ditëve të qëndrimit në Shkodër.

Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX