Në kuadër të projekteve sociale dhe humanitare, shoqata “Istanbul” bëri shpërndarjen e pakove ushqimore për muajin e shenjtë të Ramazanit. Shpërndarja u bë në rrethet Shkodër, Koplik, Pukë dhe Mamurras nga të cilat përfituan: jetimë, të sëmurë, individë dhe familje në nevojë.
Ndihmat ushqimore u mundësuan falë mbështetjes së fondacionit Aziz Mahmud Hudayi, në Turqi.
[envira-gallery id=”3312″]
Projekti i pakove ushqimore të Ramazanit zbatohet çdo vit gjatë këtij muaji, me qëllim përkrahjen e shtresave në nevojë si pjesë e misionit dhe shërbimeve të shoqatës “Istanbul”, nën moton : “Shërbimi në rrugën e Allahut është një përgjegjësi shoqërore, që Allahu i Madhëruar na e ka ngarkuar si detyrë neve, robërve të tij, sepse besimtari duhet ta konsiderojë veten përgjegjës përballë shoqërisë.” (Osman Nuri Topbaş).