U finalizua të Dielën aktiviteti sportiv “Istanbul League” organizuar nga Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës pranë Shoqatës “Istanbul” mes punonjësve të këtij institucioni.
Aktiviteti i cili nisi me datën 19 Janar, vijoi përgjatë shtatë javëve për tu mbyllur më 24 Shkurt.
Përgjatë kësaj periudhe u organizuan disa ndeshje mes institucioneve të Shoqatës Istanbul ku ekipi fitues u shpall ai i Konviktit të Medresesë së Djemve.
Tetë ekipe u përballen me njëra tjetrën për trofeun e “Istanbul League” ku nuk munguan emocionet por edhe surprizat.
Të dielën në një ceremoni finalizuese u shpërndanë edhe certifikatat për pjesëmarrësit, fituesit dhe organizatorët e këtij aktiviteti së bashku me kupën “Istanbul League.”
[envira-gallery id=”2913″]
Ky është vetëm edicioni i parë i një aktiviteti i cili pritet të shndërrohet në një traditë për Shoqatën “Istanbul” dhe Drejtorinë e Arsimit dhe Kulturës pranë këtij Institucioni.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe nxënësit e Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” të cilët luftuan deri në momentin e fundit për të marrë trofeun.
Aktiviteti sportiv “Istanbul League” kështu mbylli edicionin e parë për ti hapur rrugë një seri aktivitetesh të tjera në këtë fushë.
Në fund të aktivitetit të gjithë pjesëmarrësit ju bashkuan një dreke organizuar nga Shoqata Istanbul në ambientet e “Qendrës së Re Kulturore” përuruar në Dhjetor.