Shoqata Istanbul përuron Qendrën e Re Kulturore

Në qytetin e Shkodrës është përuruar ditën e Shtune qëndra kultore për mësimin e “Kuranit”. Qëndra kulturore është ndërtuar pranë Medresësë, “Haxhi Sheh Shamia”.

Kjo qëndër është financim i Bashkisë së Uskudar-it, në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim dhe Koordinim TIKA dhe Shoqatën “Istanbul”.

[envira-gallery id=”2828″]

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të Bashkisë së Uskudarit, Bashkisë së Shkodrës, deputetë të qarkut, nxënës dhe prindër.

Në fjalën e tij kreu i Shoqatës Istanbul, Ridvan Seferaj, falenderoi dy bashkitë përkatëse për kontributin e dhënë në ndërtimin e qendrës kulturore. Fjalë përshëndetëse mbajti dhe kryetari i bashkisë së Uskudarit Z. Hilmi Turkmen, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Zj. Voltana Ademi, Konsulli i Ambasadës Turke Z. Cem Baş, Koordinatori i Tikës, Necip Özay Özütok, Myftiu i Shkodrës Z. Muhamed Sytari dhe Hoxha i nderuar nga Turqia, Qytetar Nderi i Shkodrës, Z. Osman Nuri Topbash.

Shpërndaje