Një delegacion i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) për Shqipërinë, i kryesuar nga z. Mahmut Çevik vizitoi shoqatën “Istanbul”. Z. Mahmut Çevik shoqërohej nga z. Mustafa Ata Koordinator i TIKA-s në Tiranë dhe z. Kŭrşat Özdemir Përgjegjës për Shqipërinë.

Pas ceremonisë së rastit dhe vendosjes së kurorave me lule në monumentin Hasan Riza Pasha, në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të ditëve dhe ngjarjeve të shënuara  si “109 Vjetori i Fitores së Çanakalasë, 18 Mars-Dita Përkujtimore e Dëshmorëve dhe 12 Mars-Miratimi i Himnit Kombëtar Turk dhe Dita Përkujtimore e Mehmet Akif Ersoy, Zëvendëskryetari i TIKA-s z. Mahmut Çevik vizitoi shoqatën “Istanbul”.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) është një partnere e hershme dhe shumë e rëndësishme e shoqatës “Istanbul”, me kontribut të drejtpërdrejtë dhe ivestime domethhënëse në projekte të ndryshme, sidomos atyre në fushën e arsimit. TIKA ka dhënë një kontribut të madh në përmirësimin e infrastrukturës shkollore, në paisjen me bazë materiale e didaktike për istitucionet arsimore që shoqata “Istanbul” administron, siç janë Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” dhe kopshti “Aromë Trëndafili”.

Në kuadër të kësaj vizite z. Mahmut Çevik, i shoqëruar nga drejtues të lartë të shoqatës “Istanbul” dhe medresesë “Haxhi Sheh Shania”, vizitoi edhe ambientet e medresesë, ku u njoh më nga afër  me ifrastrukturën bashkohore të saj, për të cilën kontribut të drejpërdrejtë ka dhënë edhe vetë TIKA.

Gjatë vizitës, Kryetari i shoqatës “Istanbul” z. Ridvan Seferaj e prezantoi z. Mahmut Çevik me projektet dhe veprimtarinë e shoqatës “Istanbul”. Me këtë rast z. Seferaj shprehu edhe mirënjohjen dhe falenderimet për kontributin e TIKA-s ndër vite.

Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX