Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë, Bashkia Üsküdar e Stambollit, Shoqata “Istanbul” dhe Myftinia Shkodër, organizojnë iftar madhështor për besimtarët shkodran

Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë, Bashkia Üsküdar e Stambollit, Shoqata “Istanbul” dhe Myftinia Shkodër, organizojnë iftar madhështor për besimtarët shkodran.

Qindra besimtare të qytetit të Shkodrës morën pjesë në iftarin madhështor të shtruar në Pallatin e Sporteve “Qazim Dervishi” në Shkodër.

Shtrimi i iftarit u bë i mundur falë mbështetjes së Bashkisë Üsküdar të Stambollit dhe kujdesit të veçantë të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë.

Iftari ishte organizim i përbashkët mes Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, Bashkisë Üsküdar të Stambollit, Shoqatës “Istanbul” dhe Myftinisë Shkodër.

Ishte kryetari i Shoqatës “Istanbul” z. Ridvan Seferaj, që bëri hapjen e iftarit, përshëndeti të pranishmit dhe uroj të gjithë besimtarët për muajin e Ramazanit.

[envira-gallery id=”3369″]

Seferaj falenderoi Bashkinë Üsküdar dhe Ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shkodrës dhe Shqipërisë.

I pranishëm në iftar ishte edhe vetë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Murat Ahmet Yörük, i cili pasi i përshëndeti të pranishmit dhe i uroi për muajin e Ramazanit, ndër të tjera tha : “ Muaji i Ramazanit është muaji i dashurisë dhe sinqeritetit, Ramazani na bashkon në sofrat e iftareve dhe na solidarizon me njëri – tjetrin.”

Yörük, përcolli tek të pranishmit, siç theksoi vetë: “Përshëndetjet e përzemërta të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe të vëllezërve nga Turqia.

Përshëndetën iftarin, z. Lavdrim Hamja, përfaqësues i Myftinisë Shkodër, znj. Voltana Ademi, Kryetare e Bashkisë Shkodër dhe z. Çesk Millja, Prefekt i Qarkut Shkodër.

Në mbyllje Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Yörük shpërndau dhurata për fëmijët e pranishëm në iftar.

Shpërndaje