Edhe këtë vit Shoqata “Istanbul” po vijon me shpërndarjen e mishit të kurbaneve për nevojtarët.

“Sigurisht mbështetës kryesor i projektit disavjeçar të kurbaneve është fondacioni “Aziz Mahmud Hudayi” me qendër në Turqi. Edhe sivjet nuk mungon bujaria e bamirësve nga Turqia mike, megjithëse një pjesë e Turqisë vazhdon të përballet me pasojat e tërmeteve shkatërrues të këtij viti.

Përveç projektit tonë tradicional të mbështetuar nga fondacioni “Aziz Mahmud Hudayi”, janë hartuar dhe po zbatohen edhe projekte të përbashkëta me organizata partnere si “Tűrk Kızılay” (Gjysmëhëna e Kuqe Turke) dhe “Zeka Foundation” me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vlen të theksohet se vitet e fundit, ashtu si edhe këtë vit ka ardhur duke u rritur numri i dhuruesve dhe kontribuesve vendas, që është për t’u përshëndetur dhe inkurajuar. Ne shprehim mirënjohjen dhe falenderimet tona për të gjithë ata që na kanë besuar amanetin e kurbanit.

Dëshira është që mishi kurbanit të arrijë në sa më shumë individë dhe familje. Ne po bëjmë të pamundurën që të shkojmë aty ku ka më tepër nevojë.

Lusim Zotin të na dhurojë mbarësi për realizimin dhe përmbylljen me sukses të këtij projekti”, – shprehet kryetari i shoqatës “Istanbul” Ridvan Seferaj.

Procesi i përgatitjes së kurbaneve po kryhet në Shkodër nga një staf profesional ku janë angazhuar edhe një numër i konsiderueshëm vullnetarësh. Të pranishëm në këtë proces janë edhe përfaqësues të fondacionit “Aziz Mahmud Hudayi” dhe Gjysmëhënës së Kuqe Turke.

Shpërndarja e mishit të kurbaneve do të vijojë gjatë ditëve të festës së Kurban Bajramit dhe do të shtrihet në rrethet Shkodër, Koplik, Pukë, Mamurras dhe Tiranë. Me projektin e kurbaneve për vitin 2023, shoqata “Istanbul” synon të ndihmohen familjet dhe individët më në nevojë, si dhe institucionet që kujdesen për disa kategori të individëve me nevoja të veçanta, të cilat janë identifikuar dhe listuar në bashkëpunim me vetë institucionet dhe organizatat partnere në këtë projekt.

Duke ju lutur Allahut xh.sh, që të gjithë kontribuesit T’i shpërblejë me mirësitë e Tij të pafundme, shoqata “Istanbul” ju uron : Gëzuar Kurban Bajramin!

 

 

Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX