“Me besim dhe vullnet ndërtojmë të ardhmen” u titullua programi festiv i mbylljes së vitit shkollor 2017 – 2018, organizuar nga Medreseja “Haxhi Sheh Shamia”, Dega e Djemve.
Përpara një publiku të gjerë, me pjesëmarrjen e shumë intelektualëve, figurave të pushtetit lokal e qëndror, familjarëve të maturantëve që vinin nga zona të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë, kryesisht ato nga Tetova, miq e dashamirës, nxënësit e Medresesë së djemve nëpërmjet performancave admiruese dhuruan emocione të shumta dhe të paharrueshme.
[envira-gallery id=”3072″]
Mirënjohje nxënësve për arritjet e tyre, stafit cilësor për punën e palodhur dhe familjarëve për mbështetjen dhe përkrahjen.
Mirënjohje shoqatës “Istanbul” për mbështetjen e përhershme në ngritjen dhe ripërtëritjen e vlerave kulturore dhe edukative të shoqërisë sonë.