Herë pas here shoqatën “Istanbul” e vizitojnë personalitete dhe autoritete të lartë nga Fondacioni Aziz Mahmud Hüdayi, me seli në Stamboll. Kësaj rradhe patëm nderin dhe kënaqësinë të prisnim Dr. Âdem Ergül.
Dr. Âdem Ergül, që nga viti 1989 jep kontributin e tij në shërbimet arsimore të Fondacionit Aziz Mahmud Hüdayi. Aktualisht mbulon fushën e arsimit dhe shërbimeve kulturore për Turqinë pranë këtij fondacioni. Është anëtar bordi dhe njëkohësisht nënkryetar i fondacionit. Dr.Ergül është një personalitet mjaft i njohur i botës akademike në Turqi. Është lektor për lëndën e tefsirit në Universitetin Sabahattin Zaim të Stambollit. Jep kontributin e tij në projekte studimore dhe kërkimore në institute dhe organizata të ndryshme. Është autor i shumë librave, shkrimet e tij botohen rregullisht në revistën e mirënjohur “Altinoluk”.
Në këtë vizitë Dr. Âdem Ergül vjen i shoqëruar nga z. Rafet Bilaç, Koordinator i Përgjithshëm i fondacionit Aziz Mahmud Hudayi për Ballkanin dhe z. Şuayip Başhan, Koordinator i fondacionit Aziz Mahmud Hudayi për arsimin në Ballkan.
Si përfaqësues i Fondacionit Aziz Mahmud Hüdayi, partnerit dhe kontribuesit më të rëndësishëm të shoqatës “Istanbul”, Dr. Âdem Ergül vjen të njihet më nga afër me projektet dhe sfidat në arsim, duke ofruar njëkohësisht përvojën e gjatë dhe praktikat e suksesshme në fushën e arsimit parauniversitar.
Vizita e tij në institucionet arsimore dhe edukative, si medreseja “Haxhi Sheh Shamia” dega e djemve dhe vajzave, konviktet, kopshtin “Aromë Trëndafili”, komplekset kulturore e arsimore, ishte një mundësi e shkëlqyer përfitimi për stafet pedagogjike, personelin drejtues, edukatorët dhe nxënësit.
Dr. Âdem Ergül dhe delegacioni shoqërues u pritën nga drejtues të lartë të shoqatës “Istanbul”, nën kujdesin e veçantë të vetë kryetarit të shoqatës “Istanbul” z.Ridvan Seferaj, i cili shprehu mirënjohjen dhe falenderimet për vizitën dhe kontributin që Dr. Âdem Ergül dha gjatë qëndrimit në Shkodër.
[envira-gallery id="4342"]