Prof. Dr. M. Lűtfi Arslan vizitoi shoqatën “Istanbul” dhe institucionet që ajo administron

Prof.Dr. M.Lűtfi Arslan është një personalitet i shquar i botës akademike në Turqi. Autor i shumë studimeve shkencore dhe i dhjetëra librave të botuar, kryesisht për të rinj. Gëzon përvojë të gjatë në fushën e medias dhe burimeve njerëzore. Aktualish është anëtar i Bordit Drejtues i fondacionit Aziz Mahmud Hudayi me qendër në Stamboll.

Në këtë vizitë Prof.Dr.M.Lűtfi Arslan përfaqëson fondacionin Aziz Mahmud Hudayi si partneri dhe kontribuesi kryesor i projekteve të shoqatës “Istanbul” në veprimtarinë e saj. Vizita e tij vjen me fokus njohjen më nga afër me projektet, sfidat, ofrimin dhe shkëmbimin e përvojave të ndërsjellta. Prof.Dr.M.Lűtfi Arslan shoqërojej nga z. Rafet Bilaç, Koordinator i Përgjithshëm i fondacionit Aziz Mahmud Hudayi për Ballkanin dhe z. Şuayip Başhan, Koordinator i fondacionit Aziz Mahmud Hudayi për arsimin në Ballkan.

Në kuadër të kësaj vizite, Prof.Dr. M.Lűtfi Arslan vizitoi shoqatën “Istanbul” dhe institucionet që ajo administron, kryesisht ato arsimore dhe edukative si medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dega e djemve dhe vajzave, konviktet, komplekset kulturore e arsimore, si dhe kopshtin “Aromë Trëndafili”. Gjatë vizitës në këto institucione Prof Dr. M.Lűtfi Arslan ofroi ekspertizën dhe përvojën e tij për stafet pedagogjike, personelin drejtues, edukatorët dhe nxënësit e medresesë, nëpërmjet seminareve, takimeve dhe këshillimeve për karrierën.

Prof.Dr. M.Lűtfi Arslan dhe delegacioni shoqërues u pritën nga drejtues të lartë të shoqatës “Istanbul”. Prof.Dr. M.Lűtfi Arslan, pasi u njoh nga afër me punën e institucioneve që vizitoi, kryesisht ato arsimore dhe edukative, la përshtypjet dhe vlerësimet e tij pozitive për këto institucione, për Shkodrën dhe traditën e hershme të saj në arsim dhe kulturë.

[envira-gallery id="4278"]

Prof.Dr. M.Lűtfi Arslan mori mirënjohjet dhe falenderimet nga ana e kryetarit të shoqatës “Istanbul” z. Ridvan Seferaj për kontributin që dha gjatë këtyre ditëve të vizitës së tij në Shkodër. Njëkohsisht z.Seferaj përcolli nëpërmjet Prof.Dr. M.Lűtfi Arslan falenderimet dhe mirënjohjen e thellë për fondacionin Aziz Mahmud Hudayi, që prej vitesh kontribuon për Shkodrën dhe Shqipërinë.

 

Shpërndaje